Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

BB-ja miraton ndihmën prej 1,5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Banka Botërore (BB) miratoi të enjten huanë prej 1,5 miliardë dollarësh për Ukrainën me qëllim që të përforcojë transparencën financiare dhe infrastrukturat energjetike.

BB-ja miraton ndihmën prej 1,5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Këto hua të reja të institucionit përfshihen në planin e ndihmës prej 27 miliardë dollarësh, që i janë premtuar nga komuniteti ndërkombëtar Ukrainës, vend ky që është nën një krizë të thellë ekonomike dhe politike.

Banka Botërore është angazhuar që të japë në total 3,5 miliardë dollarë për Ukrainën deri në fund të këtij viti, ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar do të japë 17 miliardë dollarë në dy vitet e ardhshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme