Kina me Rusinë firmosin një mega-kontratë

Kina dhe Rusia nënshkruajnë një mega-kontratë për gazin prej 400 miliardë dollarësh

Kina me Rusinë firmosin një mega-kontratë

Kina dhe Rusia arritën sot një mega-kontratë për furnizimin me gaz, me një shumë prej 400 miliardë dollarësh për 30 vjet, pas një dekade negociatash, njoftuan sot burime kineze dhe ruse.

Sipas kontratës Rusia do të furnizojë me gaz ekonominë e dytë botërore duke nisur nga viti 2018 dhe sasia e gazit që do të livrohet në Kinë do të rritet progresivisht për të arritur në përfundim në 38 miliardë metër kub në vit”, theksoi në një komunikatë gjiganti energjitik kinez, CNPC.

”Marrëveshja e arritur mes gjigandit kinez ”CNPC” dhe atij rus ”Gazprom”, përfshin një vlerë prej 400 miliardë dollarësh dhe një kohëzgjatje prej 30 vjetësh dhe parashikon një çmim prej 350 dollarë për njëmijë metër kub”, theksuan burime kineze dhe ruse duke cituar drejtuesin e ”Gazprom”, Alexei Miller.

“Kjo është një arritje tjetër e madhe në bashkëpunimin energjitik strategjik mes dy vendeve”, theksoi CNPC duke nënvizuar se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu kinez, Xi Jinping morën pjesë në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

Pekini, i shqetësuar për të siguruar burimet e tij të furnizimit energjitik, ka qënë në negociata që prej dhjetë vjetësh me Moskën, por këto bisedime kanë dështuar për një kohë të gjatë si pasojë e çmimit të gazit natyral.

Asnjë detaj nuk është dhënë nga CNPC, as nga media zyrtare kineze.

Nënshkrimi i kësaj mega-kontrate u arrit ndërkohë që marrëdhëniet mes Rusisë dhe vendeve perëndimore po njohin një periudhë tensionesh në sfondin e krizës ukrainase.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme