Ulje e ndjeshme e ritmit të recesionit

Ulje e ndjeshme e ritmit të recesionit

Prodhimi i Përgjithshëm Bruto (PPB) i Greqisë në tremujorin e parë të 2014-s u ul me 1,1 për qind, njoftoi Autoriteti Statistikor Grek (ELSTAT), çka sipas stafit ekonomik të qeverisë përbën në thelb paralajmërimin për përfundimin e recesionit pas 23 tremujorësh rënieje të vazhdueshme ekonomike.

Ekspertët e Ministrisë greke të Financave vlerësojnë se ”ngadalësimi i ritmeve të rënies ekonomike me pesë për qind brenda një viti (PPB ishte ulur 6,0 për qind në tremujorin e parë të 2013-s), do të konfirmojë vlerësimin për ritme zhvillimi ekonomik të paktën 0,6 për qind për gjithë vitin 2014”.

”Vlerësimi në fjalë bazohet në pritshmëritë për ripërtëritjen e veprimtarisë ekonomike në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit për shkak të rritjes së mëtejshme të fluksit turistik drejt vendit”, shtuan ata.

Vihet në dukje se në katërmujorin e parë të këtij viti po evidentohet një rritje e prenotimeve në njësitë e akomodimit, në masën 30,1 për qind.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme