Gjermani - Rritja ekonomike mbi parashikimet

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në Gjermani është vlerësuar me 0,8 për qind në tremujorin e parë, sipas një shifre paraprake publikuar sot, më mirë nga sa ishte parashikuar në sajë të kushteve atmosferike të buta gjatë dimrit.

67891
Gjermani - Rritja ekonomike mbi parashikimet

Në këndvështrimin e treguesve tashmë të publikuar, rritja ekonomike në Gjermani në tremujorin e parë ishte parashikuar e qëndrueshme, por në konturet e shifrës 0,7 për qind.

”Kjo rritje në fillim të vitit mjaft solide përputhet kryesisht me kërkesën e brendshme, me një rritje të shpenzimeve publike dhe atyre familjare dhe një avancim i dukshëm i investimeve”, saktësoi Zyra Federale e Statistikave, Destatis.

Sektori i ndërtimit kryesisht përfitoi nga temperaturat jo të zakonshme mesatare gjatë muajve të dimrit.

Tregtia me jashtë në të kundërt, ka vite që nuk ecën paralelisht me rritjen ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit.

Sipas statistikave, më pak mallra janë eksportuar dhe realisht më shumë janë importuar gjatë tremujorit të fundit 2013″, sipas zyrës, që do të publikojë në fund të javës së ardhshme detaje rreth shifrave.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme