Rusia i akordon Minskut 2 miliardë dollarë

Rusia i akordon aleatit bjellorus një kredi prej dy miliardë dollarësh.

Rusia i akordon Minskut 2 miliardë dollarë

Rusia do t’i akordojë një kredi prej dy miliardë dollarë Bjellorusisë, njoftoi sot Aleksandër Lukashenko, president i ish-republikës sovjetike, në vështirësi financiare me të cilën Moska dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje me Bashkimin Evropian Euroaziatik.

“Kemi rënë dakort që Rusia siç kishte premtuar të na derdhë dy miliardë dollarë”, deklaroi Lukashenko në përfundim të një takimi në Moskë me homologët rus, armen, taxhik dhe kirkiz.

Në janar, Minsku mori një kredi nga ana e Rusisë me vlerë 450 milionë dollarë.

Situata ekonomike dhe buxhetore e Bjellorusisë, një ish-republikë sovjetike mjaft e izoluar është përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme nga ana ekonomike muajt e fundit dhe rezervat në valutë kanë rënë ndjeshëm.

Lukashenko u shpreh në këtë mënyrë ndërsa Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani tashmë të bashkuar në një Union Doganor, do të nënshkruajnë më 29 maj një marrëveshje mbi krijimin e një Unioni Ekonomik Euroaziatik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme