Azi - Rritje e çmimit të naftës për shkak të krizës në Ukrainë

Çmimi i naftës pësoi rritje mëngjesin e sotëm në Azi, me një rritje të primit të rrezikut lidhur me situatën në Ukrainë, ku prorusët kërkojnë të organizojnë referendume separatiste në lindje të vendit, një faktor që shton më tepër krizën.

Azi - Rritje e çmimit të naftës për shkak të krizës në Ukrainë

Një fuçi “naftë bruto” (WTI) për shpërndarje në muajin qershor u krye me 20 centë, me 100,46 dollarë amerikanë dhe një fuçi naftë e nxjerrë nga Deti i Veriut me të njëjtën maturi fitonte katër centë, me 108,08 dollarë amerikanë.

“Ne kemi pritmë që trazirat politike në Ukrainë të vazhdojnë dhe me shumë gjasa të vijojnë përtej zgjedhjeve presidenciale të parashikuara më 25 maj”, njoftojnë analistët e “ABN AMRO”.

Desmond Çua, analist tek “CMC Markets”, parashikon një rritje të primit të rrezikut që lidhet më këtë rajon, me çmimet e naftës së papërpunuar, për shkak të referendumit separatist.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme