Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ukraina merr 3,19 miliardë dollarë nga kredia e FMN-së

Ukraina mori këstin e parë prej 3,19 miliardë dollarësh në kuadër të planit të ndihmës prej 17 miliardë dollarësh vendosur së fundi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, njoftoi sot Banka Qendrore e Ukrainës.

Ukraina merr 3,19 miliardë dollarë nga kredia e FMN-së

“Ndihma mbërriti. Bëhet fjalë për 3,19 miliardë dollarë”, deklaroi një zëdhënës i Bankës Qendrore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi disa ditë më parë një plan ndihme prej 17 miliardë dollarësh në mbështetje të Ukrainës, kërcënuar nga falimentimi dhe brishtësuar nga një kryengritje proruse në lindje. Drita e gjelbër nga administrata e FMN-së, që përfaqësohet nga 188 shtete anëtare, mundësoi zhbllokimin e menjëhershëm të këstit të parë prej 3,19 miliardë dollarësh për Kievin duke i hapur rrugën donatorëve të tjerë për të mundësuar një plan shpëtimi global prej 27 miliardë dollarësh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme