KE përmirëson parashikimet për Turqinë

Komisioni Evropian në raportin pranveror të parashikimeve ekonomike ka rritur parashikimet në lidhje me ekonominë e Turqisë për periudhën 2014-2015.

KE përmirëson parashikimet për Turqinë

Në raportin e ekonomik të përgatitur nga Komisioni Evropian për vendet anëtare dhe kandidate, pritshmëritë në lidhje me ekonominë e Turqisë për vitin 2014 janë rritur nga 2.5% në 2.6%.

Ndërsa parashikimet për vitin 2015, nga 3% janë rritur në 3.3%.

Sipas raportit në fjalë, Turqia është rritur ekonomikisht mbi 4%, një shifër kjo që parashikohej më e ulët.

Në raport theksohet se zhvlerësimi i lirës turke do të sigurojë përsëri ekuilibrin ekonomik.

 

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme