Ekonomia në eurozonë pritet të rritet për vitin 2014 dhe 2015

Ekonomia në eurozonë pritet të rritet për vitin 2014 dhe 2015

Komisioni Evropian parashikon një rritje për eurozonën prej 1,2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për këtë vit dhe 1,7 për qind në vitin 2015, sipas parashikimeve të bëra për rritjen ekonomike në pranverë që u publikuan sot.

Parashikimi për vitin 2014 është i pandryshuar në raport me atë të bërë në shkurt, dhe në rënie të lehtë me 0,1 pikë për vitin 2015, një rishikim i vogël sipas Komisionit.

Rritja do të ndikohet nga rimëkëmbja e kërkesës së brendshme. Shpenzimet e konsumatorëve në fakt duhet të rriten progresivisht, familjet do të kenë më shumë të ardhura në dispozicion për shkak të inflacionit të ulët dhe të stabilitetit progresiv të tregut të punës.

Për sa i përket papunësisë ajo do të ulet lehtë në 11,4 për qind në vitin 2015 pasi këtë vit ishte 11,8 për qind.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme