Turqi – Realizohet objektivi i rritjes ekonomike

Zv/kryeministri turk përgjegjës për ekonominë, Ali Babaxhan tha se pavarësisht të gjitha anëve negative të vitit të kaluar si brenda ashtu edhe jashtë vendit, Turqia ka realizuar objektivin e rritjes ekonomike.

62006
Turqi – Realizohet objektivi i rritjes ekonomike

Zv/kryeministri turk përgjegjës për ekonominë, Ali Babaxhan në deklaratat që bëri në Stamboll kërkoi nga Italia, e cila do të marrë kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, hapjen e kapitujve të rinj në negociatat që Ankaraja zhvillon me Brukselin për anëtarësim, si dhe shpjegoi vizionin ekonomik të Turqisë.

 

Zv/kryeministri turk, Ali Babaxhan mori pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Unionit të Instituteve Financiare, organizuar në Stamboll.

 

Babaxhani tha se u realizua objektivi për 4% rritje ekonomike, objektiv i vendosur nga qeveria në fillim të vitit.
Zv/kryeministri Ali Babaxhan, u shpreh se përpjekja më e madhe dhe më e rëndësishme e qeverisë për vitin 2014 është ajo kundër deficitit buxhetor dhe inflacionit.

 

Në Stamboll Ai u takua edhe me sipërmarrësit e huaj në një aktivizuar organizuar nga Konsullata e Përgjithshme italiane dhe shprehu pritshmëritë e Turqisë nga Italia, e cila në korrik do të marrë kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, për hapjen e kapitujve të negociatave.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme