FMN: Rritja ekonomike në 2014-n për Shqipërinë 2,1 për qind

Sipas raportit, rritja po përshpejtohet në pjesën më të madhe të CESEE, në valën e rimëkëmbjes së zonës euro, por rajoni po përballet me një valë të pazakontë rreziqesh.

61840
FMN: Rritja ekonomike në 2014-n për Shqipërinë 2,1 për qind

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka prezantuar në Stamboll “Raportin Ekonomik Rajonal” për Evropën Qendrore, Lindore e Juglindore CESEE, për disa shtete.

Sipas raportit, rritja ekonomike për Shqipërisë për këtë vit (2014) do të mbetet në të njëjta shifra, 2.1 për qind, ndërsa përmirësime priten në 2015, ku rritja e ekonomisë parashikohet në 3.3 për qind.

Ndërkohë që parashikimet e FMN-së japin të dhëna për rritje të borxhit të jashtëm, ndërsa borxhi publik pritet të ulet nga 71.7% në 71.2% për 2015.

Borxhi i jashtëm shqiptar pritet të vijë në rritje, në 41.4% dhe 43.2% përkatësisht në 2014 dhe 2015, nga 39.7% në 2013-n.

Rritja reale e konsumit privat pritet të kthehet në pozitive në 2014, në 0.5%, nga -2% në 2013-n. Edhe rritja reale e kërkesës së brendshme parashikohet pozitive në 2.9% në 2014-n, nga -0.9% në 2013-n, për t’u zgjeruar ndjeshëm në 5% në 2015-n.

“Raporti Ekonomik Rajonal” për Evropën Qendrore, Lindore e Juglindore “CESEE” i referohet shteteve: Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia., Sllovenia, Turqia dhe Ukraina.

Sipas raportit, rritja po përshpejtohet në pjesën më të madhe të CESEE, në valën e rimëkëmbjes së zonës euro, por rajoni po përballet me një valë të pazakontë rreziqesh.

“Kushtet janë bërë më të luhatshme që nga mesi i vitit 2013. Përveç reduktimit të vazhdueshëm të fondeve më bankat e huaja, portofoli i flukseve drejt CESEE, përjashtuar Rusinë dhe Turqinë, u kthye në negativ në tremujorin tretë 2013, për herë të parë që nga 2009. Ndërsa ky fluks u rimëkëmb sërish në tremujorin e katërt 2013, presionet mund të rishfaqen, në rast se rreziku që vjen nga përshkallëzimi potencial i tensioneve gjeografike në rajon, do të nxisë më tej luhatshmërinë financiare. Në këtë drejtim mund të ndikojnë dhe rruga drejt normalizimit të politikës monetare në ekonomitë e avancuara dhe mundësia që eurozona të përballet me një rritje të dobët”, theksohet në raport.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme