INSTAT: Eksporti i mallrave në mars 2014 arrin vlerën 21 mld lekë

Eksporti i mallrave shqiptare në muajin mars të këtij viti arriti vlerën 21 miliardë lekë, duke u rritur me 10,3% në krahasim me muajin mars 2013 dhe 4,9% në krahasim me muajin shkurt 2014.

INSTAT: Eksporti i mallrave në mars 2014 arrin vlerën 21 mld lekë

Instituti i Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, bëri të ditur sot se “rritje më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve: “Prodhime druri dhe letre” me 74,5%, “Produkte kimike dhe plastike” me 48,9% dhe “Tekstile dhe këpucë” me 41,3%. Ndërsa ulje më të madhe vjetore pati eksporti i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me 15%”.

Në muajin mars 2014 importi i mallrave arriti vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 10,7% në krahasim me muajin mars 2013 dhe 8% në krahasim me muajin shkurt 2014.

Rritje më të madhe vjetore ka patur në importet e grupeve: “Tekstile dhe këpucë” me 26,2%, “Prodhime druri dhe letre” me 21% dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 18,2%. Ulje më të madhe vjetore pati importi i grupit: “Produkte kimike dhe plastike” me 2,7%.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 21 mld lekë, duke shënuar një rritje me 11,2% krahasuar me muajin mars 2013 dhe 11,4% në krahasim me muajin shkurt 2014.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 68,1% të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (36,8%), Greqia (8,4%), Kina (5,6%) dhe Turqia (5%).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme