"Rosneft" investon 1,6 miliardë euro në Lindjen e Largët ruse

Gjiganti rus i naftës “Rosneft” do të dyfishojë deri në vitin 2015 investimet në Lindjen e Largët të Rusisë, me një shumë prej 79 miliardë rubla (1,59 miliardë euro), njoftoi sot Drejtori i Përgjithshëm, Igor Seçin.

61121
"Rosneft" investon 1,6 miliardë euro në Lindjen e Largët ruse

“Investimi i kompanisë në rajonin rus të Lindjes së Largët është rritur nga viti 2011 deri në 2013 nga 19 miliardë rubla në 37 miliardë rubla, praktikisht e ka dyfishuar shumën. Në 2015, është parashikuar të dyfishojë investimin sërish, deri në shifrën e 79 miliardë rublave”, u shpreh ai, sipas agjencisë së lajmeve "Itar-Tass".

“Me një çmim të qëndrueshëm, rritja e çmimeve do të jetë rreth 25-30 për qind në vit nga 2012 deri në 2015″, shtoi drejtori i përgjithshëm i “Rosneft”, i cili u shpreh në prani të Kryeministrit rus, Dmitri Medvedev, gjatë një takimi në Kabarovsk (Lindja e Largët) të një komisioni qeveritar për zhvillimin socio-ekonomik të rajonit.

“Ne kemi nisur të zhvillojmë fusha të reja (nafte) në zonën e Vankorit. Ata do të furnizojnë deri në 2020-n në rajonet e lindjes një prodhim shtesë prej 31 milionë tonë naftë dhe 8 miliardë kilometra kub gaz”, njoftoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme