Turqia dhe Shqipëria intensifikojnë bashkëpunimin doganor

61104
Turqia dhe Shqipëria intensifikojnë bashkëpunimin doganor

Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se me 22 Prill 2014, Elisa Spiropali, e cila kryesonte Delegacionin Shqiptar të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi.

Turqia është një vend partner i Shqipërisë, me shkëmbime të konsiderueshme tregtare si në import ashtu edhe në eksport. Takimi i zhvilluar në Ankara ishte një hap i mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy Administratave Doganore.

Znj. Spiropali dhe Z. Altunjaldëz evidentuan bashkëpunimin e ngushtë dhe lidhjet e sinqerta që ekzistojnë mes dy vendeve tona, duke shprehur angazhimin e tyre personal në rrugën drejt intensifikimit të marrëdhënieve në të ardhmen. Spiropali shprehu gatishmërinë e saj në vendosjen e themeleve për shkëmbimin e eksperiencave me Administratën Doganore të Turqisë.

Në këtë bashkëbisedim, Altunjaldëz vlerësoi punën e realizuar nga Doganat Shqiptare muajt e fundit si dhe ofroi ndihmën e hapur dhe bashkëpunimin e ngushtë të Ministrisë së Tregtisë dhe Doganës Turke në çdo aspekt për lehtësimin e tregtisë mes dy vendeve. Në terma konkretë u diskutua mes stafit teknik të dy administratave doganore Protokolli i Bashkëpunimit për Shkëmbimin Statistikor të të Dhënave.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme