Qeveria miraton në parim grantin e IDB

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme, miratimin në parim, të marrëveshjes së huasë dhe asistencës teknike (grant), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për pjesëmarrje në finan

61022
Qeveria miraton në parim grantin e IDB

Qeveria në mbledhjen e sotme gjithashtu vendosi miratimin, në parim, të dokumenteve ndryshuese të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e zhvillimit të rrugëve bashkiake të Tiranës.
Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi kalimin e përgjegjësisë së administrimit të disa mjediseve në katin e tretë të godinës së ish-shtëpisë botuese “Naim Frashëri’, Tiranë, të cilat janë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Kulturës, te Komiteti Shtetëror i Minoriteteve dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për t’u përdorur si mjedise pune nga këto institucione. Sipas vendimit këtyre institucioneve u ndalohet ta ndryshojnë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojnë ose t’ua japin në përdorim të tretëve.
Qeveria miratoi sot edhe marrëveshjen kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë.
Këshilli i Ministrave gjithashtu vendoi sot miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë, për partneritetin evropian.
Qeveria vendosi sot edhe miratimin e protokollit për zbatimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar.
Këshilli i Ministrave gjithashtu vendosi sot për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit”, të ndryshuar.
Qeveria vendosi sot edhe për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, (SHBA) dhe për hapjen e Zyrës Konsullore pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, (SHBA).
Këshilli i Ministrave gjthashtu miratoi sot strukturën dhe të organikën për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar. Sipas këtij vendimi numri i punonjësve të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar do të jetë, gjithsej, 133 veta.
Qeveria gjithashtu vendosi për miratimin e rregullave për transferimin në mënyrë profesionale të mbetjeve jo të rrezikshme nga një person te një tjetër brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të informacionit që duhet të përfshihet në dokumentin e transferimit.
Këshilli i Ministrave gjithashtu vendosi për përbërjen dhe mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit.
Qeveria gjithashtu vendosi sot miratimin, në parim, të amendamentit nr.1 të marrëveshjes financiare të shërbimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), për zbatimin dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në autostradën Milot – Morinë.
Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e e sotme edhe për një ndryshim në vendimin nr.239, datë 27.3.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e mënyrës së re të përdorimit të fondeve kundërparti, të mbledhura nga grantet japoneze për sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit”. Sipas këtij vendimi fondet kundërparti, të dhëna nga qeveria japoneze dhe të mbledhura nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, si agjenci e pagesave, në shumën 116 350 000 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë milionë e treqind e pesëdhjetë mijë) lekë, të trajtohen si të ardhura jashtë limitit dhe të përdoren nëpërmjet llogarisë së thesarit brenda vitit 2014”.
Qeveria gjithashtu vendosi sot që numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për vitin shkollor 2013-2014, për periudhën 1 janar – 15 qershor 2014 dhe periudhën 15 shtator 2014 – 31 dhjetor 2014, të jetë 1 500 veta. Sipas këtij vendimi praktikantët, gjatë periudhës së kryerjes të praktikës profesionale, përfitojnë çdo muaj nga punëdhënësi, drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në masën 16.7%, të përllogaritur mbi pagën bazë minimale mujore 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë.
Këshilli i Ministrave gjithashtu vendosi miratimin e planit të veprimit për zbatimin e vendimit pilot të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë”,
Gjithashtu sot qeveria miratoi strukturën dhe organikën e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit. Sipas këtij vendimi numri limit i punonjësve të shërbimit të PMNZSH-së pranë prefektit të qarkut do të jetë, gjithsej, 739 veta.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme