Deficiti publik shkakton ulje të PBB-së në eurozonë

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të mërkurën, zona euro ka ulur deficitin e saj publik në tre për qind të produktit të brendshëm bruto në vitin 2013

Deficiti publik shkakton ulje të PBB-së në eurozonë


Zona euro ka ulur deficitin e saj publik në tre për qind të produktit të brendshëm bruto në vitin 2013, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të mërkurën, por këto përpjekje për ulje të shpenzimeve buxhetore fshehin pabarazi të rëndësishme mes Francës që ka një deficit buxhetor 4,3 për qind dhe Gjermanisë që ka arritur pranë ekuilibrimit.

Duke u vendosur në tre për qind, deficiti publik i të gjithë rajonit qëndron konform me rregullat e paktit të stabilitetit dhe të rritjes ekonomike, që përcakton nivelin e borxhit dhe të deficitit për vendet në zonën euro.


Në të kundërt, borxhi publik është rritur ndjeshëm në 17 vendet që përbëjnë zonën euro, duke kaluar nga 90,7 për qind të PBB-së në vitin 2012 në 92,6 për qind në vitin 2013. Kjo është shumë më lartë nga kriteret e vendosura në pkatin e stabilitetit, që vendos një limit deri në 60 për qind të borxhit për vendet e zonës euro.


Deficiti publik në të gjithë eurozonën u vendos në 3,7 për qind të PBB-së në vitin 2012 dhe në 4,1 për qind në vitin 2011. Ndërsa në vitin 2010 ishte 6,2 për qind, në fillim të krizës në zonën euro, sipas të dhënave publike të zyrës evropiane të statistikave, Eurostat.


Në detaje, Luksemburgu arriti plus 0,1 për qind në vitin 2013 duke regjistruar një tepricë publike dhe Gjermania arriti pranë pikës së ekuilibrit.


Njëkohësisht, shumë shtete anëtare kanë rregjistruar një deficit më të lartë se tre për qind të PBB-së, me në krye Slloveninë (14,7 për qind), Greqia (12,7 për qind), Irlanda (7,2 për qind), Spanja (7,1 për qind), Qiproja (5,4 për qind), Portugalia (4,9 për qind) dhe Franca (4,3 për qind) që është më shumë se kurrë nën presion që të rikthehet në normat evropiane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme