Brazil 2014 - Shpallen lojtarët më të mirë

Lojtari kryesor i Argjentinës, Lionel Messi, nuk ka marrë kurrë një çmim me aq trishtim, siç bëri pas finales së madhe përballë Gjermanisë në "Maracana", ku tërhoqi titullin e Topit të Artë të Botërorit të Futbollit "Brazil 2014".

Brazil 2014 - Shpallen lojtarët më të mirë

Numri 10 i Argjentinës ka marrë çmimin kryesor si lojtari më i mirë i turneut. Ndërkaq “Topi i Argjendtë" i është dhënë gjermanit Thomas Müller, ndërsa mesfushori holandez Robben mori medaljen e bronzit.

Një nga kryesorët dhe më me përvojë të katër herë kampionëve të botës, Gjermanisë, Manuel Neuer u votua si portieri më i mirë i turneut. Këpuca e Artë shkoi në kolumbian James Rodriguez, si golashënuesi më i mirë me gjashtë gola, ndërsa Müller, pesë gola, mori Këpucën e Argjendtë dhe Neymar, me katër, fitoi medaljen e bronztë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme