Brazil 2014 - Gjermania shpallet kampione e botës në futboll

Gjermania është shpallur kampione bote në një finale emocionuese në stadiumin "Maracana" të Rio-de-Zhanejros, duke mundur Argjentinën me rezultatin minimal 1-0.

Brazil 2014 - Gjermania shpallet kampione e botës në futboll

Autori i golit dhe heroi i ndeshjes ka qenë lojtari i Bajernit, Mario Gotze, i cili shënoi në shtesën e dyë të lojës, duke i dhënë vendit të tij kupë e katërt botërore të fituar në histori. Gjithçka erdhi në minutën e 113-të, pas një asisti të mrekullueshëm të Schurrle.

Gjermania arrin të fitojë për të katërtën herë Kupën e Botës në futboll, pas fitoreve në vitet 1954, 1974, 1990, por është e para herë, që e fiton si Gjermani e bashkuar.

Ekipi i drejtuar nga tekniku Joachim Low ka bindur që në fillim të këtij kampionati dhe arriti kulmin me fitoren ndaj vendasve të Brazilit, me rezultatin e thellë 7-1.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme