Finalja Gjermani-Argjentinë, nën masat më të larta të sigurisë
Për të garantuar sigurinë e tifozëve, të cilët do të jenë në Maracanã, janë mobilizuar 26 000 agjentë të forcave të rendit.
127021
Maracanã, stadiumi mitik i Rio de Janeiro, do të jetë nën masat më të larta të sigurisë si asnjëherë tjetër të dielën për finalen Gjermani – Argjentinë të Botërorit 2014.
Për të garantuar sigurinë e tifozëve, të cilët do të jenë në Maracanã, janë mobilizuar 26 000 agjentë të forcave të rendit.
Sekretari për sigurinë publike të Rio, José Mariano Beltrane, e ka vlerësuar këtë dispozitiv “operacionin më të madh të sigurisë në këtë qytet, që nuk është njohur me parë”.