Botërori 2014 - Argjentina ngjitet në finale me penallti

Argjentina e Lionel Mesit është finalistja e dytë e kampionatit botëror, “Brazil 2014”, që do të luajë në stadiumin Marakana të dielën përballë Gjermanisë.

Botërori 2014 - Argjentina ngjitet në finale me penallti

Ndeshja ka qenë me një ritëm nën nivelin mesatar dhe pas 120 minutash janë dashur 11 metërshat për të shpallur fituesen, ku Argjentina fitoi 4-2 me penallti.

Ndeshja u dominua nga mbrojtjet, por edhe nga frika e të dyja skuadrave për të mos gabuar, gjë që bëri që fitoren ta percaktojnë penalltitë.

Në një ndeshje ku të gjithë prisnin që të shkëlqenin Mesi apo Roben, në fund futbollisti i ndeshjes ishte portieri argjentinas Romero, i cili arriti të presë dy penallti, mbrojtësit Ron Vlar dhe mesfushorit Sneijder.

Të dielën do të jetë finalja e madhe Argjentinë – Gjermani, teksa të shtunën do të zhvillohet ndeshja mes Brazilit dhe Hollandës për vendin e tretë dhe të katërt.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme