Brazili falë penalltive në çerekfinale

Brazili është skuadra e parë çerekfinaliste e kampionatit botëror të futbollit që po zhvillohet pikërisht në vendin latin të kafesë dhe sambas.

Brazili falë penalltive në çerekfinale

Brazili është skuadra e parë çerekfinaliste e kampionatit botëror të futbollit që po zhvillohet pikërisht në vendin latin të kafesë dhe sambas.

Skuadra e Felipe Scolarit luftoi e vuajti deri në sekondat e fundit, por fitoren e gjeti vetëm në fund falë 11-metershave ndaj Kilit. Kjo e fundit duhet thënë se u largua me kokën lart nga ky eveniment madhështor, pasi kërkoi deri në sekondat e fundit fitoren dhe u ndesh si e barabartë me 5 herë kampionët e botës, por shorti i penalltive i dënoi kilianët, duke i kthyer në shtëpi.
Ndeshja e zhvilluar në “Minareo” të Bello Horizontes ishte një ndeshje spektakolare.

Brazili gjeti rrugën e rrjetës menjëherë falë golit të shënuar nga David Luiz në minutën e 18-të. Loja e vijoi e shpejtë, por temperaturat e larat ndikuan tek lojtarët të cilët gabonin shpesh herë në pasime. Kështu ndodhi edhe në minutën e 32’ kur një rivënje anësore e brazilianëve e realizuar gabim favorizoi kilianët për të dalë në kundra sulm, ku Alexis Sanchez kryen detyrën e tij duke shënuar edhe golin e barazimit. Kaq për pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Howard Web bëhet protagonist i padiskutueshëm i takimit, pasi anullon një gol të rregullt për brazilianët. Shaku sipas gjyqtarit anglez ishte një top i prekur me dorë nga Hulk, që ishte dhe autorë i golit. Më tej nervat dhe muskujt janë kryefjalë e lojës dhe kartonat e verdhë pasojnë njëra tjetrën, ndërsa golat nuk duken në horizont, pasi dhe lodhja bëri të sajën.

Shtesa ishte një ndeshje më vete, ku lodhja zotëronte çdo cep të fushës dhe pastaj gabimet u kthyen në rend të ditës.Por, pavarsisht kësaj dy minutat e fundit të lojës mund të kishin qenë fatale për vendasit, pasi Pinilla i vetëm përball Hulio Cezar gabon duke goditur traversën.
Howerd Web fishkëllen tre herë sërish fundin e 120 minutave, por fitues nuk ka, duke i hapur rrugën 11 metërshave, ku triumfues dolën brazilianët, falë dhe një forme të shkëlqyer të portierit Hulio Cezar, por dhe të emocioneve që përfshinë skuadrën kiliane. Tashmë 5 herë kapionët e botës presin rezultatin e përballjes tjetër amerikano latine, mes Kolumbisë dhe Uruguait.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme