Siri – Dhjetëra terroristë të DAESH-it të arratisur nga burgu ende nuk janë kapur
Dhjetëra pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH që u arratisën nga burgu në provincën Haseke të Sirisë nuk janë kapur ende.

Dhjetëra pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH që u arratisën nga burgu në provincën Haseke të Sirisë nuk janë kapur ende.
Pasi organizata separatiste terroriste YPG/PKK më 26 janar rimori Burgun Industrial në Haseke nga terroristët e DAESH-it me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, sytë u kthyen nga fati i dhjetëra anëtarëve të arratisur të DAESH-it.
Sipas burimeve lokale, dhjetëra elementë të DAESH-it që u arratisën nga burgu më 20 janar, janë fshehur tashmë në shtëpitë në nënprefekturën Guveyran në qendër të qytetit Haseke.
Duke synuar të ikin nga qendra e qytetit, luftëtarët e DAESH-it përplasen periodikisht me terroristët e YPG/PKK-së të mbështetur nga SHBA-ja në zonat e tyre të fshehta.
Pas sulmit në burgun e Hasekesë, YPG/PKK shtoi numrin e terroristëve në qendrën e qarkut Kamishli.
Organizata terroriste ka shtuar edhe numrin e postblloqeve në hyrje-daljet e qendrës së qarkut që mbanë të pushtuar.
Në lajme të tjera, YPG/PKK transferoi të paktën 600 vetë, kryesisht nga DAESH, nga qendra e qytetit Haseke në qarkun Kamishli më 25 janar.
Forcat amerikane dërguan gjithashtu 50 kamionë nga baza e saj në fushën e naftës Omar në provincën siriane lindore Deyrizor.
Kamionët e dërguar nga rajoni Rumeylan në verilindje të Hasekesë përmbanin raketa, municione dhe furnizime tankesh.
Një grup i armatosur, që supozohet të jetë i lidhur me DAESH-in, ndërmori një sulm me autobombë ndaj Burgut Industrial në jug të Hasekesë më 20 janar, gjatë të cilit dhjetëra anëtarë të DAESH-it u arratisën nga burgu.