Lavrov: Nuk duam luftë me Ukrainën, por nuk lejojmë që interesat tona të shkelen dhe të shpërfillen

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se ata nuk duan të luftojnë me Ukrainën, "Nëse kjo varet nga Rusia, nuk do të ketë luftë".

1769948
Lavrov: Nuk duam luftë me Ukrainën, por nuk lejojmë që interesat tona të shkelen dhe të shpërfillen

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se ata nuk duan të luftojnë me Ukrainën, "Nëse kjo varet nga Rusia, nuk do të ketë luftë".

Në një intervistë për radiot ruse, Lavrov bëri deklarata për tensionin mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke theksuar se nga SHBA-ja dhe NATO-ja kanë marrë përgjigje me shkrim për ofertat e sigurisë, Lavrov tha se në këto përgjigje ka elemente racionale që kanë të bëjnë me çështje dytësore.

Duke rikujtuar se presidenti rus, Vladimir Putin propozoi një "moratorium" për vendosjen e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër në Evropë dhe pjesë të tjera të botës, Lavrov tha: “Kjo është përfshirë në përgjigje. Gjithashtu, kishim propozime që stërvitjet të mbaheshin larg kufijve të të dyja palëve, distanca midis avionëve luftarakë dhe anijeve, masat për uljen e konfliktit dhe tensionit dhe rritjen e besimit. E gjithë kjo është mohuar në 2-3 vitet e fundit. Tani propozohet që të konsultoheni për të gjitha këto.”

Duke theksuar se negociatat mes Rusisë, SHBA-së dhe NATO-s për propozimet për garanci të ndryshme të sigurisë nuk kanë përfunduar, Lavrov përcolli informacionin se pas disa javësh do të zhvillohet një takim ruso-amerikan për këtë çështje.

Duke vlerësuar mundësinë e një lufte midis Rusisë dhe Ukrainës, Lavrov tha: "Nëse kjo varet nga Rusia, nuk do të ketë luftë. Ne nuk duam luftë. Megjithatë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të shkelen dhe të shpërfillen".

 


Lajme të ngjashme