Gjermania ndalon kompanitë e lidhura me PKK-në

Gjykata Federale Administrative e Gjermanisë miratoi vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të ndaluar aktivitetet e Shtëpisë Botuese “Mesopotamia” dhe kompaninë “MIR Multimedia”, të cilat janë të lidhura me organizatën separatiste terroriste PK

1769074
Gjermania ndalon kompanitë e lidhura me PKK-në

Në seancën vendimtare të çështjes së apelit në Lajpcig, Gjykata Federale Administrative e Gjermanisë shqiptoi verdiktin se “MIR Multimedia” dhe Shtëpia Botuese “Mesopotamia” janë të lidhura personalisht, financiarisht dhe organizativisht me PKK-në separatiste e terroriste.

Vendimi i Gjykatës thekson se Shtëpia Botuese “Mesopotamia” ushtron një aktivitet tregtar që ka për qëllim shpërndarjen e materialit propagandistik për PKK-në dhe se ajo ka përgjegjësi nga PKK-së duke qenë se merr ndihmë financiare nga strukturimi evropian i organizatës separatiste terroriste.

Duke nënvizuar se “MIR Multimedia” gjithashtu sponsorizon aktivitetet e organizatës separatiste terroriste PKK, vendimi në fjalë potencon se shefi ekzekutiv i kësaj kompanie është anëtar i PKK-së.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofers, pati firmosur në shkurt 2019 vendimin për të ndaluar aktivitetet e Shtëpisë Botuese “Mesopotamia” dhe kompanisë “MIR Multimedia” me arsyetimin se kishin lidhje me organizatën terroriste separatiste PKK.

PKK-ja është në listën e organizatave terroriste të ndaluara në Gjermani që prej vitit 1993.



Lajme të ngjashme