Çekia do të dërgojë 4.006 predha artilerie në Ukrainë

Ministria Çeke e Mbrojtjes tha se vendi do të dërgojë 4.006 predha artilerie 152 milimetra në Ukrainë "si dhuratë".

1769250
Çekia do të dërgojë 4.006 predha artilerie në Ukrainë

Çekia do të dërgojë 4.006 predha artilerie në Ukrainë si pjesë e solidaritetit.

Ministria Çeke e Mbrojtjes tha se vendi do të dërgojë 4.006 predha artilerie 152 milimetra në Ukrainë "si dhuratë".

Ministrja e Mbrojtjes Jana Cernochova u prononcua në interes të gazetarëve pas një takimi të Këshillit të Ministrave.

"Bashkëpunimi ynë me Ukrainën është afatgjatë dhe vazhdojmë ta mbështesim drejt demokracisë. Përveç mjeteve politike dhe diplomatike, ne ofrojmë edhe mbështetje konkrete, siç dëshmohet nga ky dhurim i municioneve. Mendojmë se ky është një gjest i rëndësishëm solidariteti", theksoi ajo.

Ndërkaq zëdhënësi i qeverisë Jakub Fajnor tha se qeveria e Kievit kishte kërkuar ndihmë.

"Qëllimi i dhuratës është të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes së Ukrainës pasi Rusia ka grumbulluar forca të mëdha ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën", tha ai.

 


Lajme të ngjashme