Autoritetet malteze nuk lejojnë ndërtimin e impiantit industrial pranë varrezave të martirëve turq

Projekti i kompleksit të garazheve industriale shumëkatëshe, i cili synohej të ndërtohej pranë varrezave historike të martirëve turq në Maltë, nuk u autorizua nga Bordi i Planifikimit të Maltës.

1769374
Autoritetet malteze nuk lejojnë ndërtimin e impiantit industrial pranë varrezave të martirëve turq

Projekti i kompleksit të garazheve industriale shumëkatëshe, i cili synohej të ndërtohej pranë varrezave historike të martirëve turq në Maltë, nuk u autorizua nga Bordi i Planifikimit të Maltës.

Në mbledhjen e sotme, Bordi diskutoi kërkesën për leje që objekti industrial të ndërtohet në truallin pranë varrezave të martirëve turq të ndërtuar në vitin 1874 në lagjen Marsa pranë kryeqytetit Valetta me urdhër të Sulltanit osman Abdulaziz.

Bordi i Planifikimit refuzoi njëzëri kërkesën për leje për impiantin industrial, i cili ishte përgatitur nga pronari i projektit Mark Cassar dhe arkitekti i projektit Stephen Farrugia”, njoftoi Bordi i Planifikimit në faqen e tij të internetit.

Gazeta “Times of Malta” raportoi gjithashtu se kërkesa për leje u refuzua sepse varrezat e martirëve janë një zonë e mbrojtur e shkallës së 1-rë dhe objekti i planifikuar ishte shumë i madh për t'u ndërtuar pranë një zone të tillë.

Ambasadori i Turqisë në Valetta, Kerem Kiratli, shprehu kënaqësinë që autoritetet malteze nuk lejuan të ndërtohet një objekt i tillë pranë varrezave në fjalë, të cilin të dy vendet e cilësuan si një trashëgimi të përbashkët historike dhe kulturore.

Ambasadori Kiratli vuri në dukje se edhe Bashkia e Marsës e kundërshtoi projektin, duke theksuar se varrezat e martirëve, kryevepra e Emanuele Luigi Galizia, një prej arkitektëve më të mëdhenj të Maltës, ishte një simbol i miqësisë së përjetshme turko-malteze.

Ai falënderoi gjithashtu prof. Conrad Thake, një profesor në Universitetin e Maltës, i cili ka studiuar varrezat historike në fjalë për shumë vite dhe që konsiderohet një autoritet në lidhje me këtë çështje në ishull, për përpjekjet e tij për të parandaluar miratimin e projektit.



Lajme të ngjashme