Takimi Hasanov-Astiyani, në fokus zhvillimet e sigurisë dhe ato ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit, gjenerali Zakir Hasanov, u takua me ministrin iranian të Mbrojtjes, Mohammad Reza Astiyani në Teheran, kryeqyteti i Iranit.

1768589

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria iraniane e Mbrojtjes, Hasanov dhe Astiyani diskutuan zhvillimet rajonale si dhe marrëdhëniet e sigurisë dhe ato ushtarake.

Hasanov, gjatë takimit, "falënderoi autoritetet iraniane për mbështetjen e tyre për integritetin territorial të Azerbajxhanit" dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Hasanov ftoi ministrin iranian të mbrojtjes, Astiyani në Baku.

Duke thënë se Irani dhe Azerbajxhani kanë shumë faktorë të përbashkët historik dhe kulturor, Astiyani tha se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të zhvillohen në fusha të ndryshme.

Duke theksuar se për ta është e rëndësishme të rrisin dhe thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ministri iranian tha se të dyja vendet kanë potencial për të zhvilluar marrëdhënie në të gjitha fushat, falë karakteristikave të tyre gjeopolitike.

Sipas deklaratës, vizita e Hasanov është bërë për të rritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Lajme të ngjashme