Pjesëtarët e forcave afgane në EBA ende presin vizat e tyre për në SHBA

Forcat afgane, të udhëhequra nga Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës (CIA), të cilat i mbështetën trupat e Shteteve të Bashkuara ndërsa tërhiqeshin nga Afganistani, janë ende në pritje në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për miratimin e vizave.

1768590
Pjesëtarët e forcave afgane në EBA ende presin vizat e tyre për në SHBA

Forcat afgane, të udhëhequra nga Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës (CIA), të cilat i mbështetën trupat e Shteteve të Bashkuara ndërsa tërhiqeshin nga Afganistani, janë ende në pritje në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për miratimin e vizave të tyre.

Forcat afgane dhe familjet e tyre, të cilët qëndruan në Afganistan deri në fillimin e evakuimeve në gusht dhe që u larguan të fundit, ende nuk janë në gjendje të arrijnë në Shtetet e Bashkuara, raportoi gazeta “The New York Times”.

“Mijëra ushtarë afganë të mbështetur nga CIA dhe familjet e tyre të mbajtur në një kamp refugjatësh në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pritur me muaj që të miratohen vizat e tyre për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në raport.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu evakuuan më shumë se 100 mijë qytetarë afganë pasi Talibanët morën pushtetin në Afganistan në gusht.



Lajme të ngjashme