Siri – Vazhdojnë luftimet mes organizatave terroriste YPG/PKK-DAESH

Luftimet në Haseke, në verilindje të Sirisë, mes organizatës separatiste terroriste YPG/PKK dhe anëtarëve të organizatës terroriste DAESH, të arratisur nga burgu, kanë hyrë në ditën e 6-të.

1768055
Siri – Vazhdojnë luftimet mes organizatave terroriste YPG/PKK-DAESH

Luftimet në Haseke, në verilindje të Sirisë, mes organizatës separatiste terroriste YPG/PKK dhe anëtarëve të organizatës terroriste DAESH, të arratisur nga burgu, kanë hyrë në ditën e 6-të.

Sipas burimeve lokale, përleshjet mes terroristëve të YPG/PKK-së të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe DAESH-it që filluan më 20 janar po vazhdojnë në lagjen Guveyran, ku ndodhet Burgu Industrial.

YPG/PKK ka vendosur terroristë shtesë rreth burgut të rrethuar.

Avionët luftarakë dhe helikopterët e forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA gjithashtu intensifikuan sulmet e tyre rreth burgut natën vonë.

Forcat amerikane që mbështesin YPG/PKK-në në lagjen Guveyran dërguan disa automjete të blinduara tip Bradley nga baza e saj në fushën e naftës Omar në provincën Deir u-Zor të Sirisë.

Organizata terroriste YPG/PKK ka transferuar të paktën 600 persona që ka arrestuar në Haseke, kryesisht nga DAESH, në qarkun Kamishli.

Të paktën 30 terroristë të YPG/PKK-së u vranë në përleshje, njoftojnë burimet.

“Amak”, i ashtuquajturi transmetues i organizatës terroriste DAESH, tha se të paktën 212 terroristë të YPG/PKK-së u vranë në përleshjet.

YPG/PKK-ja nuk ndau numrin e terroristëve të vrarë në luftime, por pretendoi se 300 pjesëtarë të DAESH-it që u arratisën janë vetëdorëzuar.

Një grup i armatosur, që supozohet të jetë i lidhur me DAESH-in, kreu një sulm me autobombë në Burgun Industrial, ku mbahen vetëm terroristët e DAESH-it, në jug të Hasekesë më 20 janar.

Duke u paraqitur si terroristë të YPG/PKK-së, grupi i armatosur depërtoi murin e burgut, ndërsa dhjetëra anëtarë të DAESH-it u arratisën nga burgu.

Në Burgun Industrial ndodhen mijëra pjesëtarë të DAESH-it nga 54 vende.



Lajme të ngjashme