SHBA-të mobilizojnë 8.500 trupa për të përforcuar krahun lindor të NATO-s si përgjigje Rusisë

Ndërsa tensionet përshkallëzohen për forcimin ushtarak të Rusisë në kufirin ukrainas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po hartojnë plane për të përforcuar krahun lindor të NATO-s.

1767859
SHBA-të mobilizojnë 8.500 trupa për të përforcuar krahun lindor të NATO-s si përgjigje Rusisë

Ndërsa tensionet përshkallëzohen për forcimin ushtarak të Rusisë në kufirin ukrainas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po hartojnë plane për të përforcuar krahun lindor të NATO-s.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes (Pentagon), John Kirby tha se ata janë në gatishmëri të lartë me 8.500 trupa për të ofruar mbështetje në rast të një aktivizimi të Forcës së Reagimit të NATO-s në përgjigje të zhvillimeve të papritura në krizë.

"Rusia përshkallëzon tensionet në kufirin me Ukrainën," tha Kirby në konferencën e tij të përditshme për shtyp.

"Me urdhër të Presidentit (Joe Biden) dhe me këshillën e Sekretarit (Lloyd) Austin, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa për të vënë ushtrinë në gatishmëri brenda dhe jashtë vendit. Në këtë kontekst, ata janë të gatshëm të përgjigjen në një numër situatash të papritura, duke përfshirë mbështetjen për Forcën e Reagimit të NATO-s nëse mobilizohet”, tha ai.

Kirby tha se 8.500 trupa janë vënë në gatishmëri në këtë fazë dhe se ato do të dërgohen vetëm nëse aktivizohet Forca e Reagimit të NATO-s, duke nënvizuar se në këtë fazë nuk është marrë asnjë vendim.

“Këto trupa mund të dërgohen nga Shtetet e Bashkuara ose të zhvendosen nga rajoni”, tha zëdhënësi Kirby.

Në një konferencë për shtyp, Linda Thomas Greenfield, Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, akuzoi Rusinë për kryerjen e sulmeve kibernetike, aktiviteteve paraushtarake dhe fushatave dezinformuese, përveç aktiviteteve ushtarake.

Ambasadorja Greenfield deklaroi se "aktivitetet e Rusisë kundër Ukrainës nuk janë vetëm rajonale" dhe se "kërcënimi i saj ndaj Ukrainës është shumë më i madh se problemi i Ukrainës" dhe paralajmëroi se pushtimi do të "hapte kutinë e Pandorës".

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki kujtoi se SHBA-të duan që familjet e stafit diplomatik në Ukrainë të largohen nga vendi dhe e ka ngritur në nivelin më të lartë paralajmërimin e udhëtimit drejt Ukrainës.

"Ne nuk kemi një plan evakuimi këtu tani. Megjithatë, u themi qytetarëve amerikanë që të largohen nga ky vend", njoftoi Psaki.

 


Lajme të ngjashme