Jens Stoltenberg: Nëse Rusia shkon më tej, do të ketë pasoja të rënda
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, diskutoi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe liderët evropianë tensionet Rusi-Ukrainë përmes një videokonference.
1768022

Gjatë këtij takimi virtual u ra dakord që agresioni i mëtejshëm i Rusisë kundër Ukrainës do të kishte pasoja shumë të rënda dhe u nënvizua se përpjekjet diplomatike duhet të vazhdojnë.
“Ishte një diskutim produktiv. Nëse Rusia shkon më tej, do të ketë pasoja të rënda”, deklaroi shefi i NATO-s gjatë një daljeje publike pas takimit.
Kurse në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë theksohet se gjetja e një zgjidhjeje diplomatike për tensionin në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës është dëshira e përbashkët e të gjithëve.
Gjithashtu në deklaratat e Gjermanisë dhe Francës u potencua nevoja për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike dhe takimeve në Formatin e Normandisë.