Forcat izraelite shkatërrojnë për të 197-n herë fshatin palestinez

Ushtria izraelite prish periodikisht shtëpitë e fshatit palestinez Al-Arakib me pretekstin se ato janë ndërtime të paligjshme.

1768085
Forcat izraelite shkatërrojnë për të 197-n herë fshatin palestinez

Ushtria izraelite shkatërroi edhe një herë fshatin Al-Arakib të banuar nga palestinezët dhe që ndodhet në Shkretëtirën e Al-Nakabit (Negevit).

Aziz al-Turi, një anëtar i komitetit të mbrojtjes të fshatit Al-Arakib, pasi rikujtoi se së fundmi forcat izraelite i kishin prishur shtëpitë e fshatit muajin kaluar tha se 22 familjet që jetojnë në fshatin Al-Arakib do t’i ndërtojnë përsëri sa më shpejt shtëpitë e shkatërruara. 

Në fshatin Al-Arakib, ku ushtria izraelite për herë të parë shtëpitë e banorëve i ka shkatërruar në korrik 2010, jetojnë më shumë se 80 palestinezë, shtetas të Izraelit.

Autoritetet izraelite pretendojnë se "fshati është themeluar ilegalisht dhe duhet të shkatërrohet". Kurse fshatarët theksojnë se këto toka i kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre shumë kohë përpara themelimit të Izraelit.

Fshatarët vazhdojnë të rezistojnë, duke i rindërtuar shtëpitë e tyre me materiale druri dhe plastike pas çdo prishjeje nga forcat izraelite.

Ashtu siç ndodh edhe me fshatrat e tjera të rajonit të Al-Nakibit, Izraeli nuk e furnizon me energji elektrike dhe ujë fshatin Al-Arakib, dhe nuk njeh pronësinë e tokës nga palestinezët që jetojnë në rajon.

Sipas burimeve palestineze, Tel-Avivi deri më sot ka shtetëzuar 11 milionë dynymë të Shkretëtirës së Al-Nakabit me sipërfaqe 12 milionë dynymë dhe ku jetojnë 220.000 palestinezë.

 


Lajme të ngjashme