Britania e Madhe tërheq një pjesë të stafit të ambasadës në Ukrainë

Një pjesë e stafit të ambasadës dhe familjet e tyre po tërhiqen nga Kievi në përgjigje të kërcënimit në rritje nga Rusia, njofton Ministria e Jashtme britanike.

1767502
Britania e Madhe tërheq një pjesë të stafit të ambasadës në Ukrainë

Britania e Madhe ka filluar të tërheqë stafin e saj nga ambasada në Kiev për shkak të ndërhyrjes së mundshme ruse në Ukrainë.

 

"Disa pjesëtarë të stafit të ambasadës dhe familjet e tyre po tërhiqen nga Kievi për shkak të kërcënimit në rritje nga Rusia. Ambasada Britanike mbetet e hapur dhe do të vazhdojë të kryejë veprimet themelore”,- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme britanike.

Deklarata gjithashtu këshillon qytetarët britanikë që të mos udhëtojnë në rajonet Donetsk, Luhansk dhe Krime dhe të mos gjenden në pjesën tjetër të Ukrainës, përveç rasteve kur e kanë absolutisht të nevojshme.

Situata në Kiev dhe rajone të tjera përveç Donetsk dhe Luhansk është përgjithësisht e qetë. Megjithatë, ngjarjet në Ukrainë po zhvillohen me shpejtësi. Pasiguria rreth synimeve të Rusisë vazhdon.

Gjithashtu, britanikët në Ukrainë këshillohen të jenë të vëmendshëm, të gatshëm t’i ndryshojnë shpejt planet e tyre nëse do të jetë e nevojshme, si dhe të ndjekin mediat dhe njoftimet.

Vendimi erdhi pasi ShBA-ja dha urdhër që familjet e personelit në ambasadën e saj në Kiev të largoheshin nga Ukraina.

Në një deklaratë me shkrim të publikuar më 23 janar, Zyra e Jashtme britanike njoftoi se është ardhur në përfundimin që Rusia po planifikon të krijojë një administratë proruse në Ukrainë.

Gjithashtu Anglia i ka dërguar Ukrainës armë antitank.

 


Lajme të ngjashme