Angli – Boris Johson kërkon hetim për shkarkimin e ministres myslimane

Kryeministri i Anglisë, Boris Johson kërkon hetimin e pretendimeve se një ish-ministre (Nusrat Ghani) është shkarkuar për arsye se ka qenë myslimane.

1767486
Angli – Boris Johson kërkon hetim për shkarkimin e ministres myslimane

“Kryeministri ka kërkuar bërjen e një hetimi lidhur me deputetin e Zyrës së Kabinetit, Nusrat Ghani”, thuhet në një deklaratë të Kryeministrisë britanike.

“Ashtu siç i thashë edhe mbrëmë Kryeministrit gjëja e vetme që kërkoj është që çështja të merret seriozisht dhe të hetohet. E kam pritur me kënaqësi vendimin e tij për ta bërë këtë”, ka shkruar Nusrat Ghani në Twitter.

Nusrat Ghani nga Partia Konservatore kishte thënë se ajo ishte shkarkuar në shkurt 2020 nga detyra si ministre e Shtetit, përgjegjëse për aviacionin dhe transportin detar në Britaninë e Madhe për shkak se kolegët e saj ishin të shqetësuar që ajo është myslimane.

Ghani e kishte marrë këtë detyrë në janar 2018 në periudhën e Kryeministres Theresa May.



Lajme të ngjashme