Ambasadori i Ukrainës në Ankara mirëpret propozimin e Turqisë për ndërmjetësim

Ambasadori i Ukrainës në Ankara, Vasyl Bodnar, përshëndeti ofertën e Turqisë për të ftuar liderët e Rusisë dhe Ukrainës dhe të veprojë si ndërmjetësues në tensionin ruso-ukrainas.

1767567
Ambasadori i Ukrainës në Ankara mirëpret propozimin e Turqisë për ndërmjetësim

Ambasadori i Ukrainës në Ankara, Vasyl Bodnar ka përshëndetur ofertën e Turqisë për të ftuar liderët e Rusisë dhe Ukrainës dhe të jetë ndërmjetësues.

 

Ai e tha këtë gjatë fjalës që mbajti në konferencën e organizuar nga Qendra e Ankarasë për Kriza dhe Studime Politike (ANKASAM), ku u shpreh se Ukraina dhe Turqia duan të sigurojnë stabilitet dhe paqe në rajon dhe po bashkëpunojnë për t’ia arritur kësaj.

Ambasadori Bodnar vuri në dukje se refuzimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO në 2008 ishte një gabim i madh.

"Në ditët e sotme anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një nga elementët më të fuqishëm që mund ta pengojë Rusinë të kërcënojë Ukrainën me luftë," tha ai, ndërsa shtoi se është gabim të mendosh se NATO-s do t’i duhet të dërgojë trupa në Ukrainë nëse Kievi anëtarësohet në NATO.

"Ukraina është e gatshme të vetëmbrohet, por gjithashtu jo pret që këtë ta kuptojnë edhe anëtarët e NATO-s, edhe vendet evropiane. Agresioni rus rrezikon të mos kufizohet vetëm me Ukrainën, por me kalimin e kohës mund të shtrihet edhe në vende të tjera. Vija e frontit që ekziston sot në Ukrainë mbron jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Evropën nga lufta”, theksoi Ambasadori i Ukrainës në Ankara, Vasyl Bodnar.

Konflikti mes Kievit e Moskës vazhdon për 8 vite, rikujtoi Ambasadori ukrainas dhe shtoi se po bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e krizës me rrugë paqësore.

Ai iu referua gjithashtu ofertës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për të shërbyer si ndërmjetës në vendosjen e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës dhe përshëndeti ofertën e Turqisë për ndërmjetësim.

“Dua të them se ne e kemi pritur me kënaqësi propozimin e Turqisë për ndërmjetësim. Veçanërisht në këtë kontekst propozimin e Presidentit Erdoan për të ftuar në Turqi edhe presidentin tonë (Vladimir Zelenskiy), edhe (Presidentin e Rusisë, Vladimir) Putinin, po ashtu kemi mirëpritur edhe gatishmërinë e Ankarasë për të marrë përsipër rolin e ndërmjetësuesit. Uroj që edhe Moska ta vlerësojë pozitivisht këtë dhe ta pranojë propozimin e Presidentit Erdoan”,- nënvizoi ai.

 


Lajme të ngjashme