Polonia do të mbështesë Ukrainën në rast të një sulmi të mundshëm nga Rusia

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda deklaroi se do të mbështesë Ukrainën në rast të një sulmi të mundshëm nga Rusia.

1766909
Polonia do të mbështesë Ukrainën në rast të një sulmi të mundshëm nga Rusia

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda deklaroi se do të mbështesë Ukrainën në rast të një sulmi të mundshëm nga Rusia.

Duda u takua të premten me presidentin ukrainas, Vladimir Zelenskiy në qytetin turistik të Wisla në jug të Polonisë lidhur me tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në një deklaratë lidhur me takimin, Duda tha se Ukraina mund të ketë besim në mbështetjen e vendit të tij në rast të një sulmi të mundshëm nga Rusia dhe se ata mbështesin plotësisht integrimin e Kievit me Evropën.

Edhe Jakub Kumoch, këshilltari i Dudës për politikën e jashtme, tha: "Këshilli i Partneritetit Euro-Atlantik ka për detyrë t'i rezistojë çdo forme agresioni, pavarësisht nga madhësia dhe shkalla e tij".

Në mediat polake u raportua se do të vendoset një linjë speciale mes Polonisë dhe Ukrainës dhe se në javët e ardhshme do të mbahen takime të tjera mes nënpresidentëve të dy vendeve.

Presidenti ukrainas, Zelenskiy gjithashtu bëri një postim në llogarinë e tij në “Twitter” duke thënë se ai është mirënjohës për popullin polak dhe presidentin Andrzej Duda për mbështetjen gjithmonë të integritetit territorial, sovranitetit dhe integrimit euroatlantik të Ukrainës.



Lajme të ngjashme