Ukraina fillon një stërvitje ushtarake pranë Krimesë
Forcat e Armatosura të Ukrainës kryen një stërvitje ushtarake duke përdorur sisteme raketahedhëse pranë Krimesë të aneksuar ilegalisht nga Rusia.
1766340

Forcat e Armatosura të Ukrainës kryen një stërvitje ushtarake duke përdorur sisteme raketahedhëse pranë Krimesë të aneksuar ilegalisht nga Rusia.
Në deklaratën e bërë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, thuhet se në stërvitje janë përdorur sisteme raketahedhëse me shumë tyta, model BM-21 “Grad”.
Gjithashtu theksohet se stërvitja e zhvilluar në rajonin Herson pranë Krimesë, u krye me qëllim që ushtria të përgatitej për ndryshime të papritura të situatës.