Rusia përshëndet ftesën e Presidentit Erdogan për të adresuar problemet me Ukrainën në Turqi

Ftesa e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për të adresuar në Turqi problemet mes Rusisë dhe Ukrainës u mirëprit në Rusi.

1765258
Rusia përshëndet ftesën e Presidentit Erdogan për të adresuar problemet me Ukrainën në Turqi

Ftesa e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për të adresuar në Turqi problemet mes Rusisë dhe Ukrainës u mirëprit në Rusi.

Zëdhënësi i Pallatit Presidencial Rus (Kremlin) Dmitriy Peskov iu përgjigj pyetjes së gazetarëve në lidhje me ftesën e Erdoganit për Putin dhe Zelenskiy në Turqi për t'i dhënë fund tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Mosmarrëveshja kryesore midis Rusisë dhe Ukrainës ka të bëjë me ndalimin e zbatimit të Marrëveshjeve të Minskut nga Kievi, tha Peskov.

"Ne mirëpresim përpjekjet e çdo vendi që mund të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në Ukrainë", tha ai.

Duke vënë në dukje se situata në Ukrainë është mjaft e tensionuar, Peskov tha se këtij vendi i janë dorëzuar armë, janë kryer manovra ushtarake dhe janë parë avionë të NATO-s dhe vendeve të Evropës Perëndimore duke fluturuar në këtë vend.

Peskov tha se "E gjithë kjo po shkakton tensione rreth Ukrainës".

Ai gjithashtu bëri të ditur se shpreson për të marrë një përgjigje me shkrim nga Shtetet e Bashkuara për garancitë e sigurisë në ditët në vijim.

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin ka thënë se Presidenti Erdogan kishte folur me Putinin dhe Zelenskiy për të zgjidhur problemet midis Rusisë dhe Ukrainës.

"(Erdogan) madje i ftoi ata që të dy të vijnë në Turqi nëse dëshirojnë dhe të mbajnë një takim për të zgjidhur problemet dhe mosmarrëveshjet e tyre. Turqia është e gatshme të luajë çdo rol që mundet për të lehtësuar tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës. Ne po e bëjmë këtë si mik i Rusisë dhe Ukrainës dhe si aleat i NATO-s”, ka thënë zëdhënësi Kalin.

 


Lajme të ngjashme