Blinken në Kiev, rithekson mbështetjen për Ukrainën

Presidenti ukrainas Vladimir Zelenskiyu takua në Kiev me Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

1765325
Blinken në Kiev, rithekson mbështetjen për Ukrainën

Presidenti ukrainas Vladimir Zelenskiyu takua në Kiev me Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në një postim në “Twitter”, Zelenskiy tha se ai vlerësonte përfshirjen e Blinken në uljen e tensioneve rreth vendit të tij.

Duke shprehur se janë mirënjohës për mbështetjen politike dhe të sigurisë së SHBA-së, Zelenskiy u shpreh se është i sigurt se nuk do të merret një vendim për Ukrainën pa Ukrainën.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua me presidentin e Ukrainës Zelenskiy dhe i përcolli mbështetjen e aleancës.

Stoltenberg bëri një deklaratë në rrjetet sociale në lidhje me bisedën e tij telefonike me Zelenskiy.

Duke thënë se ai "shprehte mbështetjen e fortë të NATO-s për Ukrainën përballë kërcënimit rus", Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s i bënë thirrje Rusisë që menjëherë të ulë tensionin.

“Ne jemi të gatshëm të rivendosim një dialog me Rusinë, por nuk do të bëjmë kompromis me parimet tona kryesore”, tha Stoltenberg.

 


Lajme të ngjashme