Blinken i bën thirrje Putinit të “zgjedhë një rrugë paqësore” për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili zhvilloi bisedime në Ukrainë, i kërkoi Presidentit rus Vladimir Putin të zgjedh një 'rrugë paqësore'.

1765198
Blinken i bën thirrje Putinit të “zgjedhë një rrugë paqësore” për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili zhvilloi bisedime në Ukrainë, i kërkoi Presidentit rus Vladimir Putin të zgjedhë një 'rrugë paqësore'.

Antony Blinken gjatë vizitës në mbështetje të Ukrainës, e bëri këtë njoftim dy ditë para takimit të tij me homologun rus Lavrov në Gjenevë.

Blinken në fjalën e tij të mbajtur në ambasadën e SHBA-së në Ukrainë tha: “Shpresoj se ne mund ta mbajmë këtë (krizë) në një rrugë diplomatike dhe paqësore, por në fund do të jetë vendimi i Presidentit Putin.”

Sekretari amerikan gjatë vizitës së tij në Kiev gjithashtu pretendoi se Putini mund të dërgojë më shumë trupa në kufirin ukrainas.

"Ne e dimë se ka plane për të rritur këtë fuqi në një kohë shumë të shkurtër, gjë që i jep Presidentit Putin një shans për të ndërmarrë veprime më agresive kundër Ukrainës", tha ai.

 


Lajme të ngjashme