BE përsëriti mbështetjen e saj për Ukrainën

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell duke biseduar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, konfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për vendin e tij.

1765236

Sipas një deklarate nga zyra e Josep Borrell, në bisedën telefonike mes Borrelit dhe Kulebas, u shkëmbyen mendime mbi nismat diplomatike ndërkombëtare në lidhje me përpjekjet e Rusisë për të minuar parimet themelore të sigurisë së Evropës.

Borrelli përsëriti mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, pas takimit jozyrtar të ministrave të Jashtëm dhe Mbrojtjes së BE-së javën e kaluar në qytetin Brest në Francë, si dhe kontaktet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Duke thënë se BE-ja do të vazhdojë t'i bëjë thirrje Rusisë që të ulë tensionet dhe të tërheqë trupat e saj nga kufiri ukrainas, Borrell gjithashtu përshëndeti qëndrimin e përmbajtur të Ukrainës.

Bëhet e ditur se në bisedë u diskutua edhe për sulmet kibernetike ndaj institucioneve shtetërore të Ukrainës. Pala e BE-së deklaroi se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për të rritur rezistencën e saj kundër sulmeve të tilla.

Lajme të ngjashme