Angli – Ndalohen dy adoleshentë në lidhje me sulmin në sinagogë në SHBA

Dy adoleshentë janë ndaluar në Britaninë e Madhe në lidhje me pengmarrjen më 15 janar të katër personave në një sinagogë në shtetin e Teksasit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

1763801

Policia britanike që mbështet hetimin amerikan tha se dy adoleshentë u arrestuan në Mançester mbrëmë në lidhje me incidentin e pengjeve në Teksas, raportoi transmetuesi britanik BBC.

Nuk u dhanë informata për moshën apo gjininë e tyre.

Vëllai i Malik Faisal Ekram, i cili kreu sulmin, u kërkoi falje viktimave të incidentit, duke thënë në një postim në faqen e tij në Facebook se vëllai i tij kishte probleme me shëndetin mendor.

Një person i armatosur mori katër persona peng në një sinagogë në Colleyville në Teksas, të shtunën, më 15 janar. Një nga pengjet u lirua pas shtatë orësh dhe tre pas 11 orësh.

Nuk janë dhënë detaje se kush e vrau sulmuesin.

Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) e identifikoi sulmuesin e vdekur si Malik Faisal Ekrem, një shtetas britanik 44-vjeçar.

Lajme të ngjashme