Siri – Sulm me raketa afër zonës ku janë dislokuar forcat amerikane

Një sulm me raketa u krye afër zonës ku forcat e Shteteve të Bashkuara (SHBA) janë të vendosura në fushën e naftës Omar në provincën Deir ez-Zor në lindje të Sirisë.

1763201

Në Deir ez-Zor, në lindje të vendit, zona përreth Yesilkoy, ku janë dislokuar forcat amerikane, në fushën e naftës Omar, e cila është nën pushtimin e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, është shënjestruar me gjuajtje me raketa natën vonë.

Ndërkohë pati dëme materiale si pasojë e sulmit

Bëhet e ditur që nuk dihet ende se nga ka ardhur sulmi, por burimet raportojnë se forcat amerikane kanë hapur zjarr me artileri dhe raketa në drejtimin nga kanë ardhur raketat.

Në Yesilkoy, e njohur si zona e banimit brenda fushës së naftës, ka depo armësh si dhe shtëpi ku qëndrojnë forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Deir ez-Zor, më 5 janar, një sulm me raketa nga nënprefektura Mayadin, ku janë të pranishme grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, rreth fushës së naftës Omar, ku janë vendosur forcat amerikane. Pas incidentit, forcat amerikane kanë vënë në shënjestër edhe Mayadinin me zjarr artilerie.

Lajme të ngjashme