Sullivan: Jemi të gatshëm si për diplomaci ashtu edhe për sanksione me Rusinë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, ka deklaruar se janë të gatshëm për diplomaci me Rusinë dhe sanksione ekonomike në rast të një pushtimi.

1762590
Sullivan: Jemi të gatshëm si për diplomaci ashtu edhe për sanksione me Rusinë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, ka deklaruar se janë të gatshëm për diplomaci me Rusinë dhe sanksione ekonomike në rast të një pushtimi.

Sullivan i bëri një vlerësim bisedimeve me Rusinë për Ukrainën në Gjenevë, Bruksel dhe Vjenë gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ngritën shqetësime gjatë bisedimeve dhe se ata gjithashtu bënë të qarta fushat ku mund ose nuk mund të bëhej përparim.

"Bisedimet ishin të përzemërta dhe të drejtpërdrejta. Ato ishin të dobishme. Këto bisedime na kanë dhënë neve dhe Rusisë materiale për t'u shqyrtuar", tha ai.

Sulivan tha se pas bisedimeve, do të bisedojnë me aleatët e tyre se si do të vazhdojnë me procesin.

"Ne jemi të gatshëm që diplomacia të përmirësojë sigurinë dhe stabilitetin e euroatlantikut. Po kështu, nëse Rusia zgjedh një rrugë tjetër, ne jemi gati të përgjigjemi. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë intensivisht me partnerët tanë për sanksionet e ashpra ekonomike që do të vendosen në rast të pushtimit të Rusisë në Ukrainë”, tha ai.

Sullivan theksoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial.

“Ne ia kemi bërë të qartë Rusisë kostot dhe pasojat e ndërhyrjes ushtarake”, tha ai.

Duke theksuar se nuk është caktuar një datë e re për bisedime të mëtejshme me Rusinë, Sullivan tha se do të vazhdojë të ketë kontakte si me aleatët e tij ashtu edhe me Rusinë.

 


Lajme të ngjashme