SHBA kërkon sqarime nga Izraeli për vrasjen e palestinezit 80-vjeçar
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar sqarime nga qeveria izraelite në lidhje me vrasjen e një palestinezi 80-vjeçar në qytetin Ramallah të pushtuar në Bregun Perëndimor, ndërsa mbahej në paraburgim.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar sqarime nga qeveria izraelite në lidhje me vrasjen e një palestinezi 80-vjeçar në qytetin Ramallah të pushtuar në Bregun Perëndimor, ndërsa mbahej në paraburgim.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, iu përgjigj në një konferencë të përditshme për shtyp një pyetje në lidhje me vrasjen e Omar Abdulmajid Assad, të cilin forcat izraelite e arrestuan gjatë një bastisjeje në fshatin Jalaliye në Ramallah.
"Ne konfirmojmë se Omar Assad, një shtetas amerikan, vdiq në një qytet afër Ramallahut. Kemi kontaktuar familjen e Assadit për të shprehur ngushëllimet tona për këtë tragjedi", tha ai.
Price tha se ata i dhanë familjes të gjithë ndihmën e nevojshme konsullore.
"Ne jemi gjithashtu në kontakt me qeverinë izraelite për të sqaruar këtë incident dhe siç e dini, Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë treguar se ka një hetim në vazhdim për këtë çështje dhe ne mbështesim një hetim të plotë për rrethanat e këtij incidenti", tha ai.
Ushtarët izraelitë kanë vënë prangat dhe kanë goditur Assadin gjatë një bastisjeje në fshatin Jalaliye.
Forcat izraelite thuhet se u larguan nga fshati pas një kohe dhe fshatarët e gjetën të moshuarin palestinez në tokë në një shtëpi në ndërtim.
Assad vdiq teksa po transportohej nga fshatarët në një spital në Ramallah.