Rusia nisi një stërvitje ushtarake pranë kufirit me Ukrainën me mbi 10 mijë trupa

Batalione këmbësorie të motorizuara, si dhe njësitë ushtarake nga flota e Detit të Zi dhe Kaspikut, marrin pjesë në stërvitje në disa zona stërvitore në jug të vendit.

1762013
Rusia nisi një stërvitje ushtarake pranë kufirit me Ukrainën me mbi 10 mijë trupa

Rusia ka nisur një stërvitje ushtarake pranë kufirit me Ukrainën, ku janë përfshirë më shumë se 10.000 trupa.

“Batalione këmbësorie të motorizuara, si dhe njësitë ushtarake nga flota e Detit të Zi dhe Kaspikut, marrin pjesë në stërvitje në disa zona stërvitore në jug të vendit”, tha në një deklaratë me shkrim Distrikti Ushtarak Jugor i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

"Me pjesëmarrjen e më shumë se 10.000 personelit ushtarak, do të mbahen stërvitje në rajonet e Volgogradit, Astrahanit, Stavropolit, Rostovit dhe Krasnodarit. Grupet taktike do të specializohen në metodat e reja të operacioneve taktike si pjesë e një sërë sistemesh zbulimi dhe sulmi, përfshirë kundërvënien, si dhe bateritë e artilerisë, aviacioni dhe snajperët”, thuhet në deklaratë.

Për shkak të tensioneve mes Rusisë dhe NATO-s për Ukrainën, dje është mbajtur një takim në Bruksel të Belgjikës.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandr Grushko tha pas takimit se ata prisnin që NATO t'i përgjigjet "përfundimisht" propozimeve të sigurisë së Rusisë.

 


Lajme të ngjashme