Libi – Dibeybe mohon pretendimet për takimin e tij me zyrtarët izraelitë
Në platformën zyrtare “Qeveria jonë” në Libi u lëshua një deklaratë në lidhje me raportin e kanalit “Al-Arabiya Al-Hadath” të Arabisë Saudite se Dibeybe ishte takuar me zyrtarë izraelitë në kryeqytetin Aman të Jordanisë.

Kryeministri libian Abdulhamid Dibeybe ka mohuar akuzat se është takuar me zyrtarë izraelitë në Jordani.
Në platformën zyrtare “Qeveria jonë” në Libi u lëshua një deklaratë në lidhje me raportin e kanalit “Al-Arabiya Al-Hadath” të Arabisë Saudite se Dibeybe ishte takuar me zyrtarë izraelitë në kryeqytetin Aman të Jordanisë.
Në deklaratën e lëshuar në emër të qeverisë thuhet: "Dibeybe mohon thashethemet e publikuara në një stacion televiziv se ai është takuar me zyrtarë të qeverisë izraelite. Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë. Qëndrimi ynë për çështjen palestineze është i qartë dhe i qëndrueshëm."
Raporti i djeshëm i kanalit “Al-Arabiya Al-Hadath” sugjeroi se Dibeybe kishte diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve midis Libisë dhe Izraelit me kreun e shërbimit të inteligjencës së jashtme të Izraelit (Mossad) në Aman.
Raporti pretendonte se Dibeybe kishte kërkuar mbështetjen e Izraelit për të qëndruar në detyrë gjatë periudhës së tranzicionit përpara zgjedhjeve.