Forcat paqeruajtëse të CSTO fillojnë të tërhiqen nga Kazakistani

Forca paqeruajtëse e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), e cila u vendos pas protestave në Kazakistan, u tërhoq nga vendi dhe filloi t'ia dorëzojë rajonin forcave të sigurisë kazake.

1762164
Forcat paqeruajtëse të CSTO fillojnë të tërhiqen nga Kazakistani

Forca paqeruajtëse e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), e cila u vendos pas protestave në Kazakistan, u tërhoq nga vendi dhe filloi t'ia dorëzojë rajonin forcave të sigurisë kazake.

Pasi demonstratave antiqeveritare në Kazakistan, të cilat u shndërruan në dhunë, sot forcat paqeruajtëse të CSTO-së të dërguara në vend filluan të tërhiqen.

Në deklaratën e bërë nga Ministria ruse e Mbrojtjes, thuhet se ka filluar procesi i dorëzimit të objekteve sociale, të cilat janë nën mbrojtjen e paqeruajtësve, oficerëve të sigurisë lokale në kuadër të planit të CSTO dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kazakistanit.

Tërheqja e paqeruajtësve nga vendi është planifikuar të përfundojë brenda 10 ditëve.

Njerëzit dolën në rrugë kundër rritjes së çmimeve të gazit të lëngshëm të naftës (LPG) në qytetet Zhanaozen dhe Aktau më 2 janar në Kazakistan dhe protestat u përhapën në Alma-Atë dhe qytete të tjera në të gjithë vendin 2 ditë më vonë.

Pavarësisht dorëheqjes së qeverisë dhe anulimit të rritjes së çmimeve, protestuesit nuk bënë asnjë hap prapa dhe demonstratat u kthyen në ngjarje të dhunshme.

Në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme, kur protestuesit sulmuan institucionet shtetërore. Presidenti Kasim Comert Tokayev kërkoi ndihmë nga CSTO, anëtare e së cilës janë Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia, Kirgizia dhe Taxhikistani, për të shtypur dhunën.

Organizata kishte dërguar më shumë se 2000 paqeruajtës në Kazakistan për të stabilizuar situatën në vend. Nga incidentet humbën jetën 164 persona dhe u plagosën qindra roje sigurie.

Ndërkohë që numri total i paraburgimeve u rrit në 12 mijë, në operacionin e nisur për shkak të protestave, në lidhje me protestat u hapën mbi 300 hetime.

 

 


Lajme të ngjashme