Stoltenberg: Rusia do ta paguajë shtrenjtë një gabim të mundshëm në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg komentoi gjendjen e dialogut me Rusinë pas takimit që u mbajt të mërkurën në Bruksel.

1761701
Stoltenberg: Rusia do ta paguajë shtrenjtë një gabim të mundshëm në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri deklarata pas takimit NATO-Rusi, i cili u mblodh të mërkurën në Bruksel për të diskutuar situatën e tensionuar pas mobilizimit ushtarak të Rusisë në kufirin ukrainas dhe çështjet e sigurisë së Evropës.

Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë të përmbushë përgjegjësitë ndërkombëtare, të reduktojë prezencën ushtarake në lindje të Ukrainës dhe të ulë tensionin.

“Rusia bëri ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, pushtoi territorin e Ukrainës, mbështeti separatistët në rajon duke aneksuar me forcë Krimenë. Si rrjedhojë Ukraina gëzon të drejtën e vetëmbrojtjes. Pala që duhet ta ulë tensionin këtu është Rusia”,- theksoi shefi i NATO-s.

“Nëse Rusia bën ndonjë gabim në lidhje me Ukrainën, atëherë kjo do t’i kushtojë shumë”,- theksoi Stoltenberg.

Përballë aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe mobilizimit ushtarak rus edhe NATO ka shtuar prezencën e saj ushtarake për të mbrojtur aleatët e saj në kufirin lindor,- nënvizoi Stoltenberg dhe shtoi: “Mirëpo misioni ynë synon mbrojtjen dhe ruajtjen e paqes”.

Ne jemi përherë gati të ulemi në tryezë për të diskutuar propozimet konkrete,- u shpreh Stoltenberg dhe shtoi: “NATO do të jenë në kontakt me Rusinë, do t’i vazhdojë negociatat me Moskën, por kjo nuk nënkupton heqje dorë nga parimet themelore”.

 


Lajme të ngjashme