Koreja e Veriut testoi një raketë hipersonike që goditi me sukses në shenjë

Koreja e Veriut testoi një raketë hipersonike që goditi me sukses një objektiv nga një distancë prej 1.000 kilometrash.

1761272
Koreja e Veriut testoi një raketë hipersonike që goditi me sukses në shenjë

Koreja e Veriut testoi një raketë hipersonike që goditi me sukses një objektiv nga një distancë prej 1.000 kilometrash.

Sipas lajmeve të Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut “KCNA”, testi i raketës hipersonike i ndërmarrë në vend mëngjesin e djeshëm, është kryer me sukses.

Në testimin e ndjekur edhe nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, u testua një raketë hipersonike që goditi me sukses objektivin në ujë në një distancë prej 1.000 kilometrash.

Testimi kishte për qëllim verifikimin përfundimtar të detajeve teknike të sistemit të armëve hipersonike.

Nga ana tjetër, Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo” theksoi se “KCNA” njoftoi se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim ndoqi testin e parë raketor që prej marsit të vitit 2020.

Japonia dhe Koreja e Jugut kishin njoftuar më 11 janar se Koreja e Veriut kishte "testuar një raketë me një probabilitet të lartë për të qenë balistik".

Të dy vendet kishin raportuar se raketa ishte 10 herë më shpejt se zëri.

Koreja e Veriut kishte njoftuar më 5 janar se kishte "testuar me sukses raketën hipersonike".



Lajme të ngjashme